
Policia e Kosovës (PK) ka filluar punën më 6 shtator të vitit 1999, ndërsa sot po shënon 23-vjetorin e themelimit të saj.
Ceremonia e shënimit të përvjetorit të Policisë, ka nisur me parakalimin e gardës së Policisë. Në këtë ceremoni janë të pranishëm presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri, Albin Kurti, kreu i MPB-së, Xhelal Sveçla. Po ashtu, janë të pranishëm edhe përfaqësues nga kori diplomatik.
Në 23-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, Vjosa Osmani tha se policia e Kosovës është histori suksesi dhe institucion i qëndrueshëm me besueshmëri të lartë tek qytetarët.
Osmani tha se Policia e Kosovës është kujdesur për sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës.
Policia e shtetit tonë tregon se është jo vetëm një nga hallkat e shtetit por ndër historitë më të suksesshme që mund të krijomë institucione të qëndrueshme me besueshmëri të lartë të qytetarëve tanë. Ju keni qenë vazhdimisht ndër shtyllat e shtetit dhe garantuesit e sigurisë dhe jetës e pronës së Kosovës. Dua ti kujtojë policët që ranë në krye të detyrës që nuk janë kujtesa jonë e përhershme duhet të vazhdojnë të jenë motivimi ynë për ti shërbyer të gjithë qytetarëve tanë.
Policia e Kosovës ka dëshmuar se angazhimi për vendin është nder dhe ideal. Keni ndihmuar në ruajtjen dhe forcimin e sovranitetit të Kosovës. Republika e Kosovës është e interesuar të zhvillojë policinë dhe barazinë gjinore në këtë institucion. Anëtarësimi në Interpol dhe organizata tjera është shumë i rëndësishëm për arritjen e këtyre qëllimeve.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë solemne të shënimit të 23-vjetorit të themelimit tha se zyrtari policor në çdo ditë të punës e ka detyrën e profesionit më fisnik atë të mbrojtjes së qytetarëve.