23 vjet pa Azem Hajdarin, Rudina kujton babanë e saj: Po të ishte gjallë do e kishte ndryshuar rrjedhën e historisë

0
144

Rudina Hajdari ka kujtuar babanë e saj, në 23 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Azem Hajdari u qëllua për vdekje mbrëmjen e 12 shtatorit 1998.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, ajo thotë se Azem Hajdari nuk ishte një njeri normal, duke theksuar se ka ndier prezencën e tij në rrugëtimin  polit8ik edhe mbas 23 vitesh.

“Në fshatra e mbanin mend si deputetin e tyre të parë dhe të fundit, njeriu i vetëm që ishte kujdesur të sillte ujë dhe infrastrukturë aty ku qeveria kishte shekuj që i kishte harruar. Në qytet e mbainë mend si njeriun e njerëzve të thjeshtë që luftonte me burokracinë dhe padrejtësinë.

Azemi ishte luftarak, idealist, guximtar dhe ëndërrimtar. Veti këto të cilat nuk i kemi parë më në skenën politike shqiptare. Ëndrra e tij ishte një Shqipëri e lirë dhe demokratike, ku njerëzit e ndërtojnë jetën e tyre me besim e pa frikë për të ardhmen e fëmijëve”, shkruan Rudina Hajdari.

Kjo e fundit ndalet te situata politike dhe thotë se për 30 vite debati nuk është përqëndruar te temat me rëndësi si rinia dhe familja

“Nëse atëherë të internonin apo burgosnin kur nuk mendoje në linjën e partisë, sot të përjashtojnë dhe lincojnë publikisht. Nëse atëherë të pushkatonin fizikisht, sot të pushkatojnë politiksh dhe ekonomikisht”, shkruan ajo më tej.

Rudina thotë se nëse Azem Hajdari do të ishte gjallë do të luftonte për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe jo për mbijetesë. “Në fakt energjia dhe kurajo e tij me siguri do ta kishin ndryshuar rrjedhën e historisë”, përmbyll reagimin vajza e “Heroit të Demokracisë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here