247 vite shtet, SHBA feston sot Ditën e Pavarësisë

0
36

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 4 Korrikun, Dita e Pavarësisë.

247 vjet më parë u ratifikua Dokumenti i Pavarësisë, një dokument ku 13 kolonitë  nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përcolli një mesazh për këtë ditë kaq të veçantë për popullin amerikan.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë së SHBA!

Çdo 4 korrik, miliona njerëz në të gjithë Shtetet e Bashkuara festojnë Ditën e Pavarësisë së Amerikës me fishekzjarrë, parada dhe gatime. Ka festime edhe në vende të tjera – jo çuditërisht në shumë vende demokratike, secila me traditat e veta të veçanta dhe të gjitha me respekt për liritë e sanksionuara në sistemin e SHBA”, poston ambasada në rrjetet sociale.

Çfarë ndodhi më 4 korrik 1776?

Kongresi Kontinental miratoi formulimin përfundimtar të Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776. Ata kishin punuar për të për disa ditë pasi drafti u dorëzua më 2 korrik dhe më në fund ranë dakord për të gjitha redaktimet dhe ndryshimet.

4 korriku 1776, u bë data që u përfshi në Deklaratën e Pavarësisë dhe kopja e zbukuruar e shkruar me dorë që u nënshkrua në gusht.

Është gjithashtu data që u shtyp në Dunlap Broadsides, kopjet origjinale të shtypura të Deklaratës që u qarkulluan në të gjithë shtetin e ri.

Të nesërmen, kopjet e Deklaratës së Pavarësisë u shpërndanë dhe më 6 korrik, The Pennsylvania Evening Post u bë gazeta e parë që shtypi dokumentin e jashtëzakonshëm.

Deklarata e Pavarësisë është bërë që atëherë simboli më i dashur i lirisë në SHBA.

Dita e Pavarësisë në SHBA kremtohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarrëve.

Shkruaj nje koment