28 deputetë rinkonfirmojnë Enkelejd Alibeajn si kryetar të grupit parlamentar të PD

0
55

Deputeti Enkelejd Alibej është rikonfirmuar si Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së.

Bëhet me dije se pak ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, Lefter Gështenja ftoi deputetët e grupit të PD-së që nuk kanë mbështetur Berishën që të diskutojnë në një darkë informale për aksionin e Grupit Parlamentar të PD-së.

Deputeti i Lefter Gështenja mësohet se kishte kontaktuar 34 deputetë për t’u bërë pjesë e takimit, por në mbledhje morën pjesë fizikisht 20 ligjvënës, ndërsa siç bëjnë me dije burimet, 8 të tjerë kishin konfirmuar se mund të konsiderohen pjesë e mbledhjes, por për shkak se ishin jashtë vendit në rast të çdo vendimi kanë konfirmuar  online përmes aplikacionit të “whatsapp”. Surpriza në këtë takim ishte pjesëmarrja e disa deputetëve që deri më sot nuk kishin marrë pjesë në mbledhje si Flutura Açka, Agron Gjekmarkaj apo Helidon Bushati.

Ndërkohë, pika e parë e diskutimit ishte rikonfirmimi i Enkelejd Alibeajt si kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Ka qenë deputeti Gazment Bardhi që i ka kërkuar kolegëve që të shprehen për konfirmimin e Enkelejd Alibeajt në krye të grupit dhe se atij duhet dhënë i gjithë autoriteti për përfaqësimim e grupit parlamentar. 28 deputetë ishin të unifikuar në rikonfirmimim e Enkelejd Alibeajt si kryetar grupi dhe kërkuan që ai të ketë një rol më aktiv dhe më vendimmarrës në lidhje me punën e grupit. Është diskutuar edhe nevoja e ngritjes së një minikryesie përfaqësuese për organizimin e punës dhe axhendës parlamentare të deputetëve. Fokusi i takimit të djeshëm ka qenë për organizimin e grupit vetëm sa i përket jetës parlamentare dhe se pritet të ketë një mbledhje të dytë në lidhje me organizimin në terren.

Deputetët që kanë konfirmuar mos ndryshimin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, duke rikonfirmuar Enkelejd Alibeajn në krye të grupit:

1. Merita Bakiu

2. Salaudini Jakupllari

3. Andia Ulliri

4. Enkelejd Alibeaj

5. Jorida Tabaku

6. Gazment Bardhi

7. Flutura Açka

8. Helidon Bushati

9. Ferdinand Xhaferri

10. Eralda Bano

11. Saimir Korreshi

12. Dashnor Sula

13. Lefter Geshtenja

14. Agron Gjekmarkaj

15. Zheni Gjergji

16. Kastriot Piroli

17. Dhurata Cupi

18. Bledion Nallbati

19. Ramadan Likaj

20. Ilda Dhori

21. Kreshnik Collaku

22. Orjola Pampuri

23. Flamur Hoxha

24. Arbi Agalliu

25. Emilja Koliqi

26. Alfred Rushaj

27. Fatjon Veizaj

28. Lulzim Basha

Shkruaj nje koment