28 janari shënon sot Ditën Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, njohur si Dita Ndërkombëtare e Privatësisë. Kjo ditë është pjesë e së drejtës në privatësi, si një nga të drejtat dhe liritë elementare të njeriut.
Kjo ditë është pjesë e së drejtës në privatësi, si një nga të drejtat dhe liritë elementare të njeriut.
28 janar 1981 është data e nënshkrimit të Konventës për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale.
25 vjet më vonë, në vitin 2006, kjo datë në mënyrë simbolike është zgjedhur Dita Evropiane e Mbrojtjes së të Dhënave Personale.
Të dhënat personale përpunohen në shume aspekte të jetës së përditshme, si shembull, hapja e një llogarie bankare, rezervimi online i një bilete, udhëtimi, blerja e një SIM kartele etj.
Mbrojtja e të drejtës në privatësi është e garantuar me Konventën Evropiane për të Drejtat të Njeriut.
Në nivel të BE-së, Rregullorja e vitit 2016 për Mbrojtjen e Përgjithshme të të Dhënave (RMPD) (në origjinal: GDPR, Regulation (EU) 2016/679) parasheh një kornizë konkrete dhe ligjore për mbrojtjen e të dhënave dhe konsiderohet si një rregullore më gjithëpërfshirëse dhe e avancuar në mbarë botën.
Në nivel vendor, Ligji nr. 06/L –082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale u miratuar me qëllim të mbrojtjes përkatëse të të dhënave personale duke i dhënë kështu Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP) rolin kyç për mbikëqyrjen e zbatimit të tij.