286 raste te reja dhe 7 humbje jete nga Covid 19

Shtatë persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor njofton se janë kryer 2966 testime, nga të cilat kanë rezultuar 286 raste të reja  

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 237 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  35 raste në Tiranë, 33 raste në Shkodër, 21 raste në Durrës, Vlorë, 19 raste në Fier,  13 raste në Pogradec, 12 raste në Korçë, 11 raste në Kukës, 10 raste në Elbasan, Lushnje, 9 raste në Krujë, 7 raste ne Lezhë, Kavajë, Berat, 6 raste në Devoll, Pukë, Librazhd, Këlcyrë, 5 raste Malësi e Madhe, 3 raste në Kurbin, Gjirokastër,  Sarandë, Fushë -Arrëz, Gramsh, Shijak, Skrapar, Patos, 2 raste në Mirditë, Tepelenë, Selenicë, Dibër, Rroskovec, Bulqizë, 1 rast në Tropojë, Rrogozhinë, Mallakastër, Mat, Poliçan, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 543 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96,672 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 237 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qyetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Librazhdi, të moshave 54 – 71 vjeç”, njofton MSh.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment