3 policët e rrëmbyer në Kosovë, KFOR flet për arrestim: E paqartë vendndodhja e tyre

0
48

Misioni paqeruajtës KFOR, del me deklaratë lidhur me tre policët e rrëmbyer në Kosovë nga pala serbe.

Në deklaratën për media, KFOR e cilëson marrjen e policëve, si arrestim.

“Pas arrestimit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës, më 14 qershor, misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, ka rishikuar vendndodhjen e ngjarjes dhe ka folur me përfaqësues të institucioneve në Kosovë dhe me autoritetet serbe.

Bazuar në të dhënat e disponueshme, mbetet e paqartë se ku kanë qenë zyrtarët e Policisë së Kosovës në momentin e arrestimit.

U bëjmë thirrje palëve që t’u përmbahen marrëveshjeve dhe procedurave për të bashkëpunuar me KFOR-in.

Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve të përmbahen nga retorika provokuese dhe të shmangin çdo veprim të njëanshëm që mund të përshkallëzojë tensionin në zonë”.

Ndër të tjera KFOR thotë se mirëpret të gjitha përpjekjet e komunitetit diplomatik për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Shkruaj nje koment