30 Mars, hidhet në qarkullim monedha e re metalike

0
317

Nga data 30 Mars, Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim monedhat e reja metalike me vlerë 20 lekë të emetuara në vitin 2016.

Monedha e re do të ketë korrigjimin e fjalës “Leke” në “Lekë”. Versioni  i mëparshëm  i monedhës shkruhej me e dhe jo me ë.

Por heqja e ë-së ka ndodhur dekadën e fundit, ndërsa varianti më i vjetër i kësaj monedhe ka ruajtur me fanatizëm ë-në fundore, që ashtu si edhe gërma ç gjenden vetëm në alfabetin shqip.

Prej 30 Marsit, kjo monedhë do të përdoret si mjet pagese njësoj si monedhat e tjera ekzistuese të kësaj prerjeje, të prodhuara vitet e mëparshme.

Shkruaj nje koment