30 vjeçari nga Gjirokastra kapet në Rinas/Ishte në kërkim për veprimtari kriminale

0
100

Një 30 vjeçar nga Gjirokastra është vënë në pranga të policisë së Rinasit pasi ishte në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.Policia e Rinasit në bashkëpunim me Interpol janë njoftuar se shtetasi B.B 30 vjeç lindur në Gjirokastër po vinte me avion nga Belgjika për në Rinas dhe aty mund të prezantohej me dokumenta të falsifikuara.Sipas njoftimit të policisë,ky shtetas ishte shpallur në kërkim në bazë të Vendimit Penal nr.269 dt.05.06.2015, të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, e cila kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.Gjithashtu po për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Shkruaj nje koment