302 raste me Covid, 10 vetëm në Gjirokastër

0
137

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 302 raste të reja me COVID-19 në 1405 testime të kryera. Ndërkohë 54 qytetarë janë shëruar dhe 3 perona kanë humbur jetën për shkak të virusit.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

173 të prekur në Tiranë e cila cilësohet vatra më e nxehtë e epidemisë,

30 raste në Lushnje, 12 raste në Fier, 10 raste në Gjirokastër

9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë, 8 raste në Gramsh,

5 raste në Krujë dhe Librazhd,

4 raste në Has dhe Peqin,

3 raste në Durrës, Korçë, Lezhë, Mat,

2 raste në Përmet, Delvinë, Tepelenë,

1 rast në Pukë, Pogradec, Dibër, Prenjas, Memaliaj, Kolonjë.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 258 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 62 vjeçar dhe një 80 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese”, bëri me dije Ministria e Shëndetësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here