31 marsi sjell sërish shira, por….

0
147

Jemi në javën e fundit të marsit, por ndryshe nga një vit më parë dimri nuk do që të largohet dhe moti pranveror duket ende larg.

Sipas MeteoAlb ditët e fundit të muajit do të shoqërohen me një rritje graduale temperaturash, ndërsa reshjet e shiut do të na shoqërojnë deri  në 31 Mars, por fillimi i muait të ardhshëm do të sjellë motin pranveror.

Moti do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të shoqëruara me shira orët në vijim, të hënën dhe pjesërisht të martën.

Pjesa e dytë e javës, do të jetë kryesisht e kthjellët.

Temperaturat rriten gradualisht gjatë javës tjetër duke arritur maksimumin fundjavën tjetër kur termometri ngjitet mbi 24°C.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here