
Kryedemokrati Sali Berisha uron ditëlindjen e Partisë Demokratike, në vitin e 32-të të krijimit.
Gëzuar ditëlindjen e Partisë Demokratike! Gëzuar 32 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike njëherazi dhe pluralizmit politik në Shqipëri.
Edhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha jep një mesazh urimi me rastin e 32-vjetorit të Partisë Demokratik, ditë e cila e gjen të ndarë selinë blu në dy grupime.
Në mesazhin e tij Basha thotë se Partia Demokratike ka lindur e re dhe do të mbetet e re.
PD ka lindur europiane dhe do të mbetet europiane, ka lindur kombëtare dhe do të mbetet kombëtare, ka lindur mes sakrificash, e mbi sakrificat do të ngrihet më e fortë, ka lindur si shpresë e shqiptarëve për ndryshim dhe do të jetë sërish shpresa e tyre, ka lindur e madhe dhe do të bëhet edhe më e madhe, për Shqipërinë, për demokracinë.
Gëzuar 32 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike! Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Shqipërinë!
Mesditën e sotme grupimi i njohur si Basha-Alibeaj mban një aktivitet për ditëlindjen e PD, ndërsa pjesa e përfaqësuar nga Sali Berisha, mban një aktivitet pasditen e sotme.