341 raste te reja me Covid 19

0
196

Shifrat me Covid-19 në vendin tonë janë rritur sërish. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 9 persona të moshave 37-79 vjeç. Gjithashtu kanë rezultuar pozitivë 341 raste të reja nga mbi 3 mijë testime .

Tirana dhe Durrësi janë bashkitë me numrin më të lartë të infeksioneve. Gjithashtu janë shëruar 673 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 93,173 që nga fillimi i epidemisë.

Sipas MSH, aktualisht në spitalet covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 263 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 janë të intubuar.

Statistika (3 Prill 2021)

Raste të reja ditore        341

Të shëruar në 24 orë     673

Të shtruar në spitale      263

Humbje jete në 24 orë    9

Testime ditore                3007

Testime totale            567,572

Raste pozitive             126,183

Raste të shëruara         93,173 

Raste Aktive                30,754

Humbje jete                  2256

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here