349 raste te reja me Covid 19 ne 24 ore

0
124

Ministria e Shëndetësisë, raporton se 6 persona të moshave 66 – 84 vjeç kanë humbur jetën, ndërsa janë kryer 2899 testime prej të cilave kanë rezultuar 349 raste të reja.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 279 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2899 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 349 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  81 raste në Tiranë, 25 raste në Shkodër, 22 raste në Korçë, 15 raste në Berat, 14 raste në Durrës, 13 raste në Fier, 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, 11 raste në Tropojë, 10 raste në Lezhë, Vlorë, 9 raste Devoll, Kukës, Lushnje, Sarandë, 7 raste në Krujë, Kurbin, Elbasan, Ura Vajgurore, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Kamëz, Libohovë, 4 raste në Librazhd, Cërrik, 3 raste në Mallakastër, Malësi e Madhe, Kuçovë, Vorë, 2 raste në Mat, Delvinë, Selenicë, Prrenjas, Skrapar, Patos, Poliçan, 1 rast në Has, Mirditë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Dibër, Bulqizë, Himarë, Kolonjë, Gramsh.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 604 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,875 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 279 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, të mosharve 66 – 84 vjeç”, njofton MSH.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here