35-vjeçari bie në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë, vdes në spital

0
70

35-vjeçari teksa po punonte me autokombajnë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë.

Ai u dërgua në spital, por nuk arriti dot të mbijetojë.

 “Sot, rreth orës 14:50, në fshatin Tragjas, shtetasi A. F., 35 vjeç, duke punuar me makineri bujqësore autokombajnë, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë, dhe për pasojë ka humbur jetën pasi është dërguar në spital”, njofton policia.

Shkruaj nje koment