360 raste të reja dhe 6 humbje jete nga Covid 19 për 24 ore

360 raste të reja, 6 humbje jete dhe 534 të shëruar është bilanci i COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Rastet e reja pozitive me virus janë në:  64 raste në Tiranë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Fier, 20 raste në Elbasan, 17 raste në Krujë,  16 raste në Durrës, Vlorë, 12 raste në Lushnje, Gjirokastër, 11 raste në Berat, Skrapar, 10 raste në Kavajë, Librazhd, 7 raste në Shkodër, Ura Vajgurore, 6 raste në Malësi e Madhe, Peqin, 5 raste  në Pogradec, Sarandë, Dibër, 4 raste në Devoll, Kukës, Has, Patos, 3 raste në Mirditë, Tropojë, Delvinë, Dropull, 2 raste në Krubin, Lezhë, Selenicë, Libohovë, 1 rast në Pukë, Mallakastër, Kamëz, Vau i Dejës, Divjakë, Roskovec, Gramsh, Finiq, Cërrik, Poliçan.

Sipas autoriteve zyrtare, numri i të infektuarve në total prej fillimit të pandemisë në vendin tonë ka shkuar në 128,155 qytetarë, 97,206 prej tyre të shëruar.

Për 6 viktimat e 24 orëve të fundit bëhet fjalë për dy qytetarë nga Durrësi, një qytetar nga Tirana, një qytetar nga Kruja, një qytetar nga Elbasani, një qyetetar nga Shkodra, të moshave 68 – 83 vjeç. Numri i humbjeve të jetëve si pasojë e pandemisë ka shkuar në 2,310 fatalitete prej fillimit të pandemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 227 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment