4 Prill: Dita botërore e kafshëve të rrugës

0
181

Organizata të ndryshme që për qëllim kanë mbrojtjen e kafshëve endacake, çdo vit organizojnë aktivitete dhe aksione për t’i ushqyer qentë dhe macet e rrugës.

Ata ankohen se institucionet nuk po përkujdesen për kafshët, përkundrazi ata deklarojnë se institucionet po i vrasin ato.

Në Shqiperi janë shumë pak organizata të cilat merren me kujdesin dhe mbrojtjen e kafshëve, kjo si pasojë e buxhetit të vogël që kanë organizatat.

Çdo vit organizatat kërkojnë që kafshët endacake të mbrohen përmes sterilizimit dhe qendrave të strehimit.

4 prilli si ditë ndërkombëtare e kafshëve të rrugës, ka filluar prej vitit 2010 me iniciativën e disa organizatave holandeze.

Kjo ditë manifestohet në 15 apo 20 shtete kryesore të Evropës

 

Shkruaj nje koment