4 viktima dhe 502 raste të reja me Covid

0
152

4 persona humbën jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në vendin tonë. Viktima më e re prej tyre është një 55-vjeçare nga Lezha ndërsa më i moshuari një 78-vjeçar nga Shkodra. Shkon kështu në 2519 numri i jetëve të humbura në vendin tonë si pasojë e koronavirusit.

E rëndë paraqitet situata edhe në 2 spitalet që po trajtojnë të infektuarit ku numri i pacientëve është rritur sërish. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë aty po marrin trajtim 147 pacientë, 15 më shumë se një ditë më parë. 17 prej të shtruarve janë në gjendje më të rënduar në terapi intensive.

Fatmirësisht kanë pësuar rënie infektimet e reja. Në 24 orët e fundit janë kryer 5991 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 502 qytetarë. Sërish numrin më të lartë të infektimeve e mban Tirana me 173 raste. Më pas vijnë Fieri, Shkodra, Durrësi, Kavaja dhe Vlora, por infektime të reja ka pothuajse në të gjithë vendin.

Aktualisht janë mbi 12 mijë të sëmurë aktivë në vend. Autoritetet raportuan edhe për 393 të shëruar duke e çuar në mbi 136 mijë numrin e atyre që e kanë kaluar sëmundjen prej nisjes së pandemisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here