Akadamia Verore e SME-ve 2020, mbahet në Shtator, me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung, Albania

0
284

Nga Daniel Guçe -SME Albania

Sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri përbëjnë 99% të sipërmarrjve të regjistruara dhe gjithashtu ofrojnë më tepër se 80% të vendeve të punës, duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit. Nga studimet e  deritanishëme nga SME Albania eshte vene re se sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri, paraqesin nivel të ulët informacioni për shumë aspekte të operimit të tyre, ndërkombëtarizimit apo të drejtave dhe mundësive që i ofrohen nga politikat e qeverisë. Gjithashtu ka mungesa komunikimi dhe urash bashkëpunimi midis palëve për të referuar problematikat dhe format e përmirësimit të këtij sektorit. Si një entitet që punon ngushtë me sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, SME Albania prej disa vitesh me anë të bashkëpunimit me organizata apo biznese ka arritur të zhvilloje Akademinë Verore të SME-ve.

Akadamia Verore e SME-ve 2020 do te zhvillohet ne fund te muajit Shtator me mbeshtetjen e Konrad Adenauer Stiftung Albania.

Përgjatë katër ditësh sipërmarrjet por edhe të rinj të cilët kanë dëshirë të hapin sipërmarrjet e tyre dhe duan të informohen më tepër, mblidhen sëbashku dhe me pjesëmarrjen e përfaqsuesve të institucioneve publike, ekspertëve të fushës dhe përfaqsuesve të biznesit, shkëmbejnë eksperiencat e reja dhe adresojnë problematikat që ato hasin.

Pjese e ketij projekti eshte perfshirja e sipermarrjeve ne nje pyetesor ku do te dalin qarte problematikat e SME-ve perfshire dhe efektet e COVID19 ne aktivetet e tyre. Rezultatet e studimit do ti behen prezenet aktoreve publik dhe jo publik qe kane ne fokus zhvillimin e sipermarrjes shqiptare. Nisur nga nevojat per trajnim do te ndertohet dhe programi per Akademine Verore te SME-ve 2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here