Rama kalon në delir: Shqiptarët nuk kanë alternativë më të mirë se unë

0
176

Kryeministri Edi Rama nuk e përmbajti delirin teksa mbajti një fjalim përpara grupit parlamentar të PS, në nisje të vitit të ri politik.
Ai tha se PS kërkon mandatin e tretë. Sipas Ramës, shqiptarët nuk kanë alternativë më të mirë se ai.
“Tërmeti dhe pandemia janë nga ato ngjarje që tundin tokën e një vendi të tërë dhe jo vetëm të një qeverie. Përpjekja ishte e jashtëzakonshme e qeverisë për të përballuar pasojat e tërmetit dhe të pandemisë.
Këtu jemi mbledhur që t’iu ftoj në një reflektim të thellë, por të shpejt, të cilin dua ta nisim për ta kryer në javët e ardhshme së bashku. Një reflektim se si do të vazhdojmë përpjekjen tonë, si skuadër dhe si individ. Si do ta kurorëzojmë këtë mandat për të merituar nga bashkëqytetarët tanë një mandat tjetër, të tretin radhazi. Po e nis nga vetja, atë që në fakt jam mësuar ta bëj me veten rregullisht. Çfarë duhet të bëjë unë më shumë dhe më mirë për të merituar respektin e atyre që më besuar drejtimin e Shqipërisë? Shqiptarët e kanë të qartë se nuk e kanë sot një kryeministër më të mirë, por a jam unë kryeministri më i mirë që mund të jem për ata. Po ju a jeni deputetët më të mirë? A është kjo që kemi bërë deri më sot më e mira që ne mund të bëjmë me ata?
Shqiptarët nuk e kanë sot një alternativë më të mirë se sa mua dhe ju, dhe këtë ata e dinë, shumica e tyre nuk e diskuton, por kjo sot nuk më mjafton fare dhe atyre jo e jo që nuk u mjafton”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here