Përplasi me makinë 5 vjeçaren, arrestohet autori në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar një 58 vjeçar i cili ka aksidentuar me makinë një të mitur.

Policia bën me dije se shtetasi M.I. shtetas duke drejtuar automjetin në lagjen “Hajro Çakërri” ka aksidentuar një 5 vjeçare. Fatmirësisht mësohet se vogëlushja ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Arrestohet shtetasi M. I., 58 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin në lagjen “Hajro Çakërri” ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçare, e cila ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment