Komenti skandaloz i Ballës për rendin publik, reagon PD

0
256

Partia Demokratike ka reaguar ashpër pas deklaratës së bërë nga Taulant Balla për ngjarjet e fundit që tronditën opinionin publik si vrasjet apo atentati mafioz në kryeqytet.

“Taulant Balla e deklaroi sot si Polici Private te PS.
Prej sot, Policia e Shtetit nuk ekziston më. Ajo është Policia Private e Partisë Socialiste”-thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Deklarata si mëposhtë:

Prej sot, Policia e Shtetit nuk ekziston më. Ajo është Policia Private e Partisë Socialiste. Pjesëmarrja e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një aktivitet policor në Elbasan, bashkë me gjithë drejtuesit e partisë lokale, e ka zhbërë konceptin “policia e shtetit”.
Në grahmat e fundit të pushtetit, ata po e bëjnë gati policinë ta përdorin për fushatën elektorale për llogari të Edi Ramës.
Pjesëmarrja e Taulant Ballës është edhe një mesazh i dëshpëruar për krimit, duke e shfaqur veten si shpëtimtarin e “çunave problematike”.
• Lajmi i keq është se policia po keqpërdoret si polici private zgjedhjesh, që nuk I shërben qyterarëve por një partie politike.
• Lajmi I mirë është se kanë mbetur vetëm 7 muaj nga shkrirja në një e policisë, e krimit dhe e partisë shtet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here