Viti i ri shkollor dhe Covid-19 , prefekti mbledh Task-Forcën

Në kuadër të nisjes së vitit të ri shkollor është zhvilluar sot në prefekturë takimi i rradhës i Task Forcës Vendore anti Covid-19 me qëllim diskutimin lidhur me zbatimin e detyrave të monitorimit të protokolleve të sigurisë në institucionet arsimore parauniversitare në qarkun Gjirokastër.
Të pranishëm ishin anëtarët e Task Forcës Vendore anti Covid-19 si dhe drejtuesit e Zyrave Vendore Arsimore në qarkun Gjirokastër.
Prefekti i qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj në fjalën e tij u shpreh se referuar shifrave të situatës epidemiologjike duhet tё mos ulet vigjilenca si dhe kërkohet një angazhim maksimal nga të gjithë institucionet përgjegjëse për marrjen e masave me qëllim mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor.

Prefekti theksoi se Task-Forca anti Covid-19 duhet të vijojë intensifikimin e kontrolleve në terren për garantimin e zbatimit të masave dhe protokolleve të sigurisë veçanërisht në shkolla për frenimin e përhapjes së infeksionit Covid-19.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment