Pandemia varfëron emigrantët, bien me 35% paratë që u dërguan familjeve në Shqipëri

0
171

Pandemia ka varfëruar edhe emigrantët shqiptar të cilët ndihmojnë familjet e tyre me të ardhura.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë periudhës prill-qershor në vend kanë ardhur 121 mln euro duke pësuar një rënie me 35%.
Kjo ecuri është ndikuar nga reduktimi i prurjeve
cash, pasojë e masave kufizuese të lëvizjes së emigrantëve por edhe si rezultat i humbjes së vendeve të punës.
Ndikim kryesor në rënien e të ardhurave e kanë dhënë emigrantët në Itali dhe Greqi.
Ndërsa ekspertët ngrenë si shqetësim efektin që do të sjellë rënia e remitancave sidomos në familjet e varfra të cilat i kanë të vetmet burime të ardhurash.
Prurjet vullnetare të emigracionit në krahasim me një vit më parë është reflektim i njëkohshëm i gjendjes së vështirë ekonomike në vendet perëndimore, njëkohësisht është një tregues që thotë se qeveria duhet të shohë politikat sociale që ndjek kundrejt shtresave më në nevojë pasi ato janë edhe më të goditurat.
Efekti në rastin e shoqërisë shqiptare shtrihet në përkeqësimin e statusit social-ekonomik të familjeve, për të mos thënë edhe se kjo ndikon në tregjet e pasurive të patundshme.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë rreth 43 mijë familje shqiptare jetojnë vetëm në bazë të remitancave të cilat përdoren kryesisht për blerjen e ushqimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here