I zhveshur nga kostumi i ambasadorit Luigi Soreca siç nuk e keni parë ndonjëherë, shijon fundjavën në Gjirokastër

0
383

I zhveshur nga kostumi dhe sjellja formale që i imponon posti , ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca është ndalur në jug të vendit.
Sportiv në veshje dhe sjellje Soreca ka tërhequr vëmendjen e vendasve tek sa ka zhvilluar një tur këtë fundjavë në Gjirokastër – Antigone – Lunxhëri dhe Çajup. I mahnitur nga bukuritë e jugut por dhe nga trashëgimia kulturore , Soreca ka vizituar Parkun Arkeologjik të Antigonesë, Manastirin e Shën Marias në Saraqinisht – Tranoshisht dhe parkun natyror të Çajupit nga ku ka shprehur dhe vlerësimin e tij për këto vende por edhe mbështetjen që duhet të kenë këto të fundit për të tërhequr sa më shumë vizitorë.
I lumtur që ndodhem këtu . Shqipëria ka pasuri të mëdha turistike, historike dhe natyrore, të cilat duhet t’u shërbejnë komuniteteve lokale per të rritur të ardhurat e tyre nga turizmi dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës, për këtë duhen suportuar . Ka ende për të eksploruar .“- u shpreh ambasadori Luigi Soreca në përfundim të turit të tij .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here