Koordinatori dixhital në PS, i dënuar për vjedhje bizhuterish

PS në Qarkun e Gjirokastrës, emëeron coordinator për cështjet dixhitale, një të dënuar nga gjqësori për vjedhje. Aleksandër Toti është emëruar së fundi, coordinator për cështjet dixhitale në PS e Tepelenës, post ky i ri i cili i hap rrugën reformimit të strukturave të PS në të gjithë qarkun. Emërimi i Totit, është mësuar tre ditë më parë, kur të dënuarit për vjedhje, i është komunikuar kjo detyrë, nga sekretari për cështjet dixhitale në PS Alfred Peza. Ky i fundit, ka organizuar një takim me koordinatorët e rinj dixhitalë në të gjitha njësitë vendore të Qarkut të Gjirokastrës, mes të cilëve edhe Totin. Së bashku me Pezën, ka qenë edhe i deleguari i PS për Qarkun e Gjirokastrës Bledi Cuci i cili sic dhe po shihet nga fotot që janë siguruar nga takimi, vërrehet prezenca e Aleksandër Totit, në këtë takim madje në afërsi të të deleguarve të PS nga qendra. Për gjithkënd që është kurreshtar, duhet të mësojë se Toti, prej një viti, mban postin e zëdhënësit të shtypit në Bashkinë e Tepelenës pavarësisht se është i dënuar me vendim të formës së prerë për vjedhje madje edhe duke e pranuar edhe vetë aktin e kryer më 11 maj 2014 dhe i arrestuar nga Policia e Gjirokastrës tre ditë më pas pikërisht më 15 maj 2014. Toti ka vjedhur varësen flori të Flutura Zhapës ngjarje kjo e ndodhur në një rrugë dytësore në lagjen Varrosh. Jugunews.net ka siguruar kopjen e vendimit të shkallës së parë të gjyqësorit, ku gjyqtari Pëllumb Vehbi, ka dhënë kundrejt Aleksandër Totit 4 muaj burg, por realisht, masa e dënimit i është ulur me 2 muaj, pasi vetë koordinatori i PS për cështjet dixhitale në Tepelenë, pranoi para trupit gjykues, autorësinë e aktit të dënueshëm. Më poshtë keni mundësi të shikoni, vendimin e plotë që ka dhënë gjyqtari Pëllumb Vehbi, ndaj Aleksandër Totit që mban datën 7 korrik 2014.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment