Tepelenë/ Rritet numri i familjeve në nevojë, shkak pandemia Covid-19

0
258

40 familje i janë shtuar së fundmi skemës së ndihmës ekonomike në qytetin e Tepelenës . Sipas të dhënave për @jugunews.net nga zyra ekonomike pranë bashkisë, Covid-19 rriti ndjeshëm kërkesat për ndihmë . Karantina disa mujore , shkurtimi i vendeve të punës apo mbyllja e kufijve ka sjellë një rritje të familjeve, të cilat në limite të jetesës trokasin në dyert e këtij institucioni por jo të gjithë arrijnë të marrin ndihmën e nevojshme pasi sistemi i penalizon. Një person mund të jetë regjistruar në zyrën e punës si i papunë por sistemi i përbashkët me atë të ndihmës ekonomike nuk e nxjerr të tillë, kjo i sjell pengesë dhe penalizon të gjithë familjen për 6 muaj për të përfituar ndihmë ekonomike. Ndërkohë nga fondi 6 % trajtohen 26 familje ndërsa 33 të tjera trajtohen nga fondet e bashkisë . Aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike janë 230 familje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here