COVID-19 në Shqipëri/ 5 viktima, 203 raste të reja

0
232

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 persona, ndërsa janë konfirmuar 203 raste të reja.
Viktimat janë regjistruar; një 59 vjeçare nga Elbasani, një 79 vjeçare nga Vlora, një 87 vjeçare nga Tirana dhe dy qytetarë nga Durrësi: 66 dhe 85 vjeç.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 68 raste në Tiranë, nga 17 raste në Fier, Korçë, 15 në Elbasan, 14 në Berat, 12 në Lezhë, 10 në Durrës, 9 në Lushnje, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Mirditë, Tepelenë, Roskovec, nga 1 rast në Krujë, Kavajë, Librazhd, Mat, Fushë-Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Shijak, Vorë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (14 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 203
Të shëruar ne 24 orë 87
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1351
Testime totale 102,004
Raste pozitive 15955
Raste të shëruara 9762
Raste Aktive 5759
Humbje jete 434

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here