Tiranë/ Protestë kundër maskave, policia shoqëron disa persona

Një grup qytetarësh prej rreth 50 personash kanë protestuar sot në mbrëmje kundër vendimit për mbajtjen e maskës me detyrim në çdo ambient.

Bëhet me dije se policia ka shoqëruar 3 të rinj, ndërkohë protestuesit kanë paralajmëruar se do të djegin një numër maskash në mënyrë demonstrative për të treguar kundërshtimin e tyre.

Gjatë protestës një nga qytetarët është shprehur “Ia vlen të protestosh dhe i vetëm kundër një ligji të padrejtë që nxjerr me akt normativ kryeministri. Kundër shkeljes kushtetuese, është një nen i veçantë mbi liritë dhe të drejtat e njeriut. Kryeministri nxjerr vendime arbitrare”.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment