Vrasja në Fier, 50 vjeçari u ekzekutua me plumb në kokë

Një 50 vjeçar është ekzekutuar mëngjesin e kësaj të hëne në Fier. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” në Fier, ku si pasojë është qëlluar me një plumb në kokë viktima Ahmet Toska.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm, në momentin që 50 vjeçari po dërgonte bashkëshorten në punë. Ndërkohë bashkëshortja e viktimës, e cila ka qenë pjesë e ngjarjes ndodhet në polici duke u marrë në pyetje.

Ndërkohë policia e Fierit dhe FNSh kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.
Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment