QKMA , takim me gazetarët e rinj në Gjirokastër

0
160

Qendra Kulturore Mediatike Antigonea (QKMA), organizatë e shoqërisë civile me veprimtari në Gjirokastër dhe gjithë rajonin jugor të vendit, ka zhvilluar sot një takim me gazetarë të vjetër dhe të rinjë që janë angazhuar në media apo aspirojnë për tu bërë pjesë e saj. Kjo veprimtari trajnuese zhvillohet në kuadër të projektit “Rinia dhe Media – Konsumator dhe Prodhues”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian . Krijimi i një forumi për gazetarët e rinj ishte tema e këtij takimi. Gazetarë të vjetër e të rinj kanë shkëmbyer eksperiencat e tyre gjatë punës në raportimin sa më korrekt të lajmit bazuar në etikën gazetareske . Organizatori njëherazi gazetari profesionist Ëngjëll Serjani ka theksuar se lidhja midis gazetarëve të rinj dhe atyre më me eksperiencë duhet të jetë përherë një marrëdhënie simbiotike ku të dy palët të japin dhe të marrin për një mision të përbashkët , informim real të pavarur të publikut pa ngjyrime të caktuara. Forumi do të vazhdojë punimet edhe në vijim ku do të ketë disa botime të përbashkëta të gazetarëve me artikuj të ndryshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here