Protestoi kundra homazheve në varrezat e Këlcyrës arrestohet gruaja

Elida Jorgoni pjesë e shoqatës patriotike, e cila po protestonte ndaj homazheve që u kryen në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë, është shoqëruar nga policia. Dita e sotme përkon me festën kombëtare të Greqisë.
Zv.ministri i jashtëm grek për homogjenët, Kostandinos Vllasis si dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, dhe ish-deputeti Vangjel Tavo kanë qenë të pranishëm në homazhet që u mbajtën në Këlcyrë. Gjithashtu pjesë e ceremonisë përkujtimore ka qenë dhe ish-ministri shqiptar Spiro Ksera.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment