Meta shpërthen ndaj Ramës: Mos guxo të bësh trazira në Shqipëri me miqtë serb dhe Sorosin

0
220

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” presidenti Ilir Meta paralajmëroi kryeministrin Rama që mos të bëjë trazira në Shqipëri me ndihmën e Xhorxh Sorosit dhe miqve të tij serb.
“E para, të frikësohet luani nga lepuri nuk ndodh. E dyta, lepurin e kanë kapur në qark… Bën si i fortë me shqiptarët duke shpërdoruar ato pushtete që i ka grabitur në mënyrë anti-kushtetuese. Po i them sot mos guxo të provokosh trazira në Shqipëri si ke bërë gjithë këto vite për llogari të Soros dhe të miqve të tu serb se nuk do kesh të bësh me Ilir Metën, por me shqiptarët, prandaj nuk del në studio ai.
I kam paralajmëruar të gjithë miq dhe armiq të Shqipërisë, kodet e tij nuk i përfill fare, është një zero me hiç. Vë në diskutim në mënyrë të poshtër kufijtë e Kosovës. Ka ardhur momenti që do ketë një ndarje midis shqiptarëve dhe shqipfolësve, midis tradhëtarëve dhe patriotëve. Je një mashtrues, mua të më thotë dëshmor ai, ta dish ti dhe ata maskarenjtë. Të zbrazi Soros Shqipërinë për llogaritë e veta kjo nuk ndodh”, tha Meta.

Ai tha se njerëzit merren me atletet e kryeministrit dhe brekushet, duke shmangur vëmendjen tek problemet kryesore.
“Keni 20 vjet që merreni me atletet, brekushet, karagjozllëqet. E patë çfarë ndodhi dje në Parlament, po vdesin njerëzit nga covid, apo deklarata tjetër që ca do t’i trajtojmë ca nuk do t’i trajtojmë. Merremi me brekushe dhe atlete dhe harrojmë gjërat e tjera më të rëndësishme”, shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here