Sulmi terrorist në Vjenë, reagon Basha: E dënoj aktin kundër jetëve të pafajshme! Shqipëria qëndron fort në solidaritet me popullin austriak

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me sulmin terrorist që ka ndodhur dje në Vjenë, ku kanë mbetur të paktën 3 të vdekur dhe 15 të plagosur.
Basha shkruan se e dënon këtë akt, ndërsa shton se Shqipëria qëndron fort në solidaritet me popullin dhe autoritetet austriake.

“Unë dënoj me forcë sulmin terrorist frikacak kundër jetëve të pafajshme në Vjenë. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave. Shqipëria qëndron fort në solidaritet me popullin dhe autoritetet austriake”, shkruan Basha.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment