Dhoksat/ Zhvillohet Festivali “Divani Lunxhiot”

0
238

Ndonëse në kohë pandemie të Covid 19 është organizuar në fshatin Dhoksat të bashkisë Gjirokastër festivali ” Divani Lunxhiot”. Të pranishëm në aktivitet kanë qenë krerët e disa prej institucioneve vendore . Në dallim nga vitet e shkuara ky festival që synon të promovojë vlerat autentike shqiptare, këngët dhe vallet me “tabanë” , këtë vit ka ardhur më i zbehur se kurrë mëparë. Kjo gjë u vërejt tek forma e organizimit, pjesmarrja e vetë atyre që e organizonin dhe braktisja nga artdashësit apo vetë banorët e zonave përreth. Përpos pandemisë së Covid 19 që mund ti frikësonte pjesmarrësit për prezencën e tyre është dhe mungesa totale e interesit nga ana e banorëve gjë që është treguar në çdo aktivitet kulturor të zhvilluar së fundmi si në qytet e në zonat përreth. Të lodhur nga festivalet e aktivitete bajate pa kurrfarë organizimi dhe me të njëjta fytyra që mbushin sallën e skenën ka sjellë këtë braktisje . Fshati Dhoksat u përzgjodh në programin e shumëfolur ‘100 fshatrat’, përmes së cilit qeveria parashikonte një sërë investimesh për të nxitur zhvillimin e agroturizmit gjë që në këto vite nuk ka sjellë ndonjë ndryshim në jetesën apo ekonominë e banorëve vendas.

Shkruaj nje koment