Akademiku Artan Fuga mposht Covid-19

0
190

Akademiku Artan Fuga ka njoftuar se prej 17 ditësh ka qenë i infektuar me COVID-19.

Në një postim në llogarinë e tij në facebook, profesor Fuga njofton që tashmë i është rikthyer komunikimit me ndjekësit e tij “me shpresën se nuk do të rikthehet nga andej ku ka qenë”.

Më tej, Fuga falenderon mjekët, miqtë e të afërmit që i kanë qëndruar pranë.

Postimi si mëposhtë:

“Pas 17 ditësh kur ka qenë e pamundur të komunikoj për shkaqe të kuptueshmë në ditët tona, rikthehem në komunikim me shpresë dhe besim se nuk do të rikthehem më atje nga ku po rikthehem!

Falenderoj pa masë dr. Arian Harxhi, prof., si edhe të gjithë miqtë që nuk m’u ndanë asnjë cast, kolegë, mjekë, të afërm, të njohur e të panjohur, që na ndihmuan me gjithçka mundën dhe kishin.

Përulem!”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here