Covid bën kërdin në Gjirokastër/ Bashkia rrezikon jetën e njerëzve në emër të propagandës

0
169

Bashkia e Gjirokastrës ka postuar së fundmi në faqen e saj zyrtare disa fotografi të fëmijëve që frekuentojnë Qendrën Kulturore “Fato Berberi” në disa prej kurseve që zhvillohen aty , duke u mburrur për organizimin e aktiviteteve kulturore edhe në kohë pandemie. Shqetësuese është papërgjegjshmëria totale e instruktorëve për të respektuar protokollin për Covid-19.
Fëmijë dhe instruktorë pa maska dhe pa distancë duke qëndruar për orë të tëra së bashku. Ndërsa rastet e të prekurve me Covid po shtohen , bashkia e Gjirokastrës dhe institucionet vartëse nuk marrin masa mbrojtëse por rrezikojnë jetë të pafajshmish për të bërë propagandë. Ku janë inspektorët e shëndetësisë? Ku është policia për të kontrolluar se sa i zbaton vetë “shteti” rregullat, apo ato funksionojnë vetëm për njerëzit e thjeshtë pa poste?
Të rrezikosh jetën e fëmijëve në emër të propagandës është e pafalshme, ta reklamosh është akoma edhe më e rëndë . Kush do mbajë përgjegjësi nëse një apo më shumë fëmijë infektohen me Covid? Kush i garanton ata se vetë këta instruktorë nuk mund të përhapin virusin ? A do përgjigjet kush nëse ndodhë diçka?
Aktivitetet kulturore të zhvilluara në kohë pandemie nga bashkia kanë sjellë gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet sot qyteti . Pa asnjë plan , pa asnjë masë , qytetarët e Gjirokastrës të çfarëdo lloj moshe janë sot të pasigurtë dhe në rrezik për jetën nga Covid-19.

Pa maska, pa distancë instruktorja dhe fëmijët në Q.K.F
Dorë për dore, krahë më krahë, asnjë distancim fizik, as maskë ❌

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here