Braho: COVID – 19 në Gjirokastër po bën ” kërdinë”/ Bashkia ka humbur busullën

0
248

Nga Gramoz Braho

Të nderuar qytetar,
Ndërsa COVDI – 19 në Gjirokastër po bën ” Kërdinë” një hall edhe më i madh i ka zënë qytetarët Gjirokastrit!
Në situata të tilla ku distancimi social mbetet një nga armët kryesore për luftën tonë kundërr kësaj “Kolere” Partia, kërkon ushtarë për sete fotografik!
“Partia”, haron se ka një detyrë institucionale dhe një funksion i cili, duhet për ti shërbyer taksapaguesve të qytetit tonë, ka vendosur çdo person, çdo punonjës në shërbimin e pushtetit personal.
Motoja, ose me ne në mbledhje, ose jashtë dhe nga puna e shtetit!
Rrugët e qytetit në mëshirë të fatit, rrugët presin, partia nuk pret.
Sigurisht duke patur edhe bekimin e Bashkisë Gjirokastër e cila për 1 – vit pushtet, ka humbur busullën, duke e kthyer institucionin më të rëndësishëm lokal, në seli Partie.
Socialistët e thjeshtë kuptojnë se një individ nuk mund të ketë disa funksione vetëm e vetëm se “Klani Rilindas” i’a ka hipur kalit dhe nuk shohin as qytet, as popullsi e cila po vuan nga 1001 probleme.
Një socialist më tha:

  • Këta ja kanë hipur kalit por me sa duket i’a kanë hipur mbrapsht dhe po e ngasin nga bishti!
    Nuk paska djem të tjerë më tha që kanë mbetur institucionet në dorë të tre personave?!!
  • Ose këta mendojnë se qytetin dhe institucionet i kanë me ” Tapi” nga gjyshërit e tyre, ose pretendojnë të jenë ” Vasalët” e Gjirokastrës duke përdorur taksat e qytetarëve dhe heshtjen e qytetit Gri!
    Këta ” Don Kishotë” duhen ndëshkuar me qëllim që qyteti ti kthehet qytetarëve.
    Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë është në krahë të qytetarëve, partitë klienteliste të cilat i shërbejnë interesave personale duke privatizuar institucione dhe prona publike nuk i duhen Gjirokastrës!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here