Dyshohet se vrau 50-vjeçarin në Fier, i arrestuari mohon autorësinë

Mëngjesin e së dielës është vënë në pranga autori i dyshuar i vrasjes së Ahmet Toskës në Fier.
52-vjeçari Fatmir Hoxhaj nuk e ka pranuar autorësinë. Sipas informacioneve, prokurorisë i kanë lindur dyshimet për shkak të së kaluarës së Hoxhajt. Në një periudhë në të shkuarën, ai ka pasur konflikt me viktimën.
Gjatë hetimit për një muaj, prokuroria ka pasur përgjime mjedisore, ambientale që e kanë çuar drejt bindjes se Fatmir Hoxhaj mund të ketë gisht në këtë vrasje.
Megjithatë, mbetet për t’u shqyrtuar edhe motivi i pronësisë, apo nëse vrasja është bërë për motive të dobëta.
Hoxhaj mbetet në pozitat e të dyshuarit, hetimet vijojnë.
Persona të tjerë dyshohen për bashkëpunues apo ndihmës në fshehjen e armëve.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment