A kanë depozita shqiptarët? / Perla e Ministres Denaj : Po ku do t’i harxhojnë në kohë pandemie

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka çuditur me përgjigjen e saj për pyetjennëse shqiptarët kanë depozita në këto kohë krize.
Gjatë debatit me pedagogen Zana Guxholli lidhur me buzhetin e 2021 në emisionin ‘Open’, ministrja u përgjigj se shqiptarët nuk kanë ku t’i harxhojnë depozitat e tyre në këto kohë pandemie.

Pjesë nga debati:
Zana Guxholli: Tek investimet publike. PPP janë një element. Pse nuk flisni rritje ekonomike kur kemi pasur 13% rritje ekonomike?
Anila Denaj: E kuptoj emocionin tuaj
Zana Guxholli: Jo ju keni emocion se jeni në qeveri. Unë kam 41 vjet që jap leksion. Shqiptarët nuk kanë depozita, e kanë mendjen në spitale, në shpenzime.
Anila Denaj: Po ku do t’i harxhojnë depozitat në kohë pandemie.
Zana Guxholli: Po t’i kenë njëherë pastaj t’i harxhojnë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment