Braho: Bashkia Gjirokastër është kthyer në kinostudio të filmave komedian më qesharak në Shqipëri!

0
185

Nga Gramoz Braho

Të nderuar qytetarë të Gjirokastrës,
Pushteti Lokal vazhdon me “filmat artistikë” duke e kthyet institucionin e Bashkisë në kinostudion e filmave Komedian më qesharak në Shqipëri.
Vitin e kaluar miratoi buxhetin duke premtuar investime “Kolosale” por mbeti vetëm një premtim i harruar për Gjirokastrën duke i servirur në vend të investimeve qese “Keqardhjeje” duke e trajtuar popullin Gjirokastrit si nevojtarë të lëmoshës rastësore!
Doktor, më vjen keq që po e them përballë publikut, por gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra!
Pamvarësisht formës dhe mënyrës që ju vendosët të ishit në drejtimin e Bashkisë Gjirokastër, populli Gjirokastrit nuk meriton këto filma qesharak nga institucioni i cili duhet të përkthejë taksat e qytetarëve në shërbim për një qytet më të mirë dhe mirqënie më të sukseshme për brezat nëvazhdim.
Mos mendo se Gjirokastritët e majtë e të djathtë nuk shohin se çfarë jeni duke bërë ju dhe Rilindja juaj me qytetin, e shohin qartë se setet fotografike tuaja bëjnë punë vetëm për vartësit tuaj të cilët nën presionin dhe trysninë e humbjes së vendit të punës së tyre, mundohen t’ju bëjnë qejfin!
Larg prapagandës dashakeqëse facebookjane të pushtetit gënjeshtar, unë jam me qytetarët, unë jam me të vërtetën, unë jam me punën konkrete!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here