Bashkia Gjirokastër kapet në shkelje, KPP anulon projektin për ndriçimin

0
277

Komisioni i Prokurorimit Publik ka anuluar projektin për ndriçimin e qytetit të bashkisë Gjirokastër pasi ka qenë në shkelje.
Bëhet fjalë për procedurat që ka ndërmarrë kjo bashki në cilësinë e Autoritetit Kontraktor për tenderin me objekt ndricimin e qytetit me një vlerë totale prej 15,720,000 lekë (pa TVSH).
Ka qenë ankimuesi firma “Mag-Utilities” sh.p.k e cila më 19 tetor të këtij viti, paraqiti ankesë pranë Bashkisë Gjirokastër duke kërkuar modifikimin e dokumentacionit të tenderit, si dhe anullimin e procedurës së prokurimit, me argumentin se jane vendosur kritere konfuze te cilat nuk i vendosin ofertuesit. Bashkia refuzoi të merrte në shqyrtim ankimin e firmës “Mag-Utilities”, kjo e fundit dorëzoi këtë procedurë në KPP para se tenderi të bëhej fakt i kryer në 30 nëntor të këtij vit inga Bashkia e Gjirokastrës.
Procedura e ndjekur nga ana e Bashkisë së Gjirokastrës për rastin në fjalë, rezulton në kundërshtim të plotë me legjislacionin e prokurimit publik, pasi është shpallur punë publike, ndërkohë që nuk rezulton të jetë e tillë. Rrjedhimisht të gjitha kriteret kualifikuese janë antiligjore, dhe dokumentat e tenderit të përdoruara rezultojnë po të tilla. Kjo ka sjellë anulimin e procedurës tenderuese. Në kriteret e vecanta për kualifikim, Bashkia e Gjirokastrës kishte kërkuar që xhiroja nuk duhet të jetë më e vogël se vlera e fondit limit. Në kriteret e vecanta për kualifikim, Bashkia e Gjirokastrës ka kërkuar deklaratë me shkrim për taksat vendore, ndërkohë që ky kriter nuk vërtetohet nga vetëdeklarimi, por nga vërtetimi që lëshohet nga institucionet vendore. Firma “Mag-Utilities”, ka vënë me shpatulla pas murit Bashkinë e Gjirokastrës duke konstatuar një sërë shkeljesh në tenderin që do të zhvillohej për ndricimin e qytetit dhe që zbuloi këtë aferë favorizuese ndaj firmës që ishte paracaktuar nga Flamur Golemi .
Komisioni i Prokurimit Publik kryesuar nga Jonaid Myzyri, nënkryetar Enkeleda Begaj dhe anëtarë Vilma Zhupaj, Lindita Skeja e Merita Zeqaj, pas shqyrtimit të ankesës nga firma “Mag-Utilities”, urdhëroi Bashkinë e Gjirokastrës të anulojë tenderin për ndriçimin e qytetit. Ky komision, urdhëroi Bashkinë e Gjirokastrës të rishpall tenderin duke pasur parasysh konstatimet e mësipërme.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here