Kush është Bledi Çuçi, Ministri i ri i Brendshëm? Milionat në tendera për të përkëdhelurin e Ramës

0
286

Bledi Çuçi është ministri i ri i Brendshëm, tashmë i dekretuar nga Ilir Meta dhe i bekuar nga Edi Rama. Në vend të tij, si ministre Bujqësie është emëruar Ilva Ekonomi. Të dy këta personazhe të kabinetit të Rilindjes, kanë një historik të “ngjeshur” në qeverisjen e të majtës, pasi kanë mbajtur një sërë postesh të rëndësishme, edhe pse skandalet nuk i kanë munguar.
Por kush është Bledi Çuçi dhe cili është kontributi i tij gjatë këtyre viteve të Rilindjes?
Bledi Çuçi gjatë kohës që ka mbajtur postin e ministrit të Bujqësisë ka pasur aludime të shumta që e lidhnin direkt me aferat korruptive që janë firmosur nga ministria e Bujqësisë. Ndër të tjera, skandali që nuk do të harrohet kurrë është që ish-ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, vendosi të shpenzojë jo pak por rreth 32 milionë lekë të vjetra me TVSH për “qiqra në hell”, siç thotë populli. Kjo sepse tenderi që do t’ju paraqesim në vijim është për të vënë duart në kokë e për të vrapuar sa më larg Shqipërisë.

Nëse lexoni specifikat e tenderit, ministri Çuçi ka vendosur të paguajë dikë që të hyjë në internet çdo ditë dhe të shohë se cili portal ka bërë ndonjë shkrim për atë, e për këtë vendosi të kontraktojë një kompani private me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Një tjetër skandal me shpërdorimin e Buxhetin e Shtetit është kur Çuçi shpalli së fundmi në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik, fitues të një tenderi në dukje fiktiv me vlerë rreth 2.5 milionë euro, kompaninë “Salillari” dhe “Praslin Investment”, pronari i të cilës, e dimë të gjithë që ka probleme me ligjin.

Mirëpo nuk mbaron me kaq! Bledi Çuçi shiti tek kompania private e oligarkut Petrit Maho, “NOVAL Laboratory” kontrollin e cilësisë ushqimore në vend. Ky kontroll që është tagër i AKU, iu hoq shtetit dhe iu dha privatit për një shifër “marramendëse”. Rast ky të themi i vetmi në Ballkan, por edhe më gjerë, kur një kompetencë e tillë i hiqet institucionit të autorizuar për të kryer këto lloj analizash duke ia shitur privatit kundrejt parave. Këto analiza supozohen të bëheshin në 9 laboratorët e AKU, për të cilët është investuar nga BE shifra prej 4.546.967,14 eurosh, projekt me standarde europiane. Gjithashtu, ministria kohë më parë u shpreh se laboratorët e AKU janë të çertifikuar, janë funksionalë dhe shërbejnë si referencë për çdo analizë të kryer. Pra nga kjo, duket qartësisht se ministri Çuçi për përfshirjen e kompanisë private “Noval” në analizimin e mostrave ushqimore, i është ngrohur xhepi mirë.
Por, siç duket jo vetëm Bledi Çuçi përfiton nga postet e tij, por edhe fisi i gruas. Kunata e Bledit dhe gjithashtu ish-kunata e Ramës është e sigurt në postin e saj edhe pse është përfshirë në skandale të shumta. Mjafton të klikoni emrin “Albana Fico” në motorët e kërkimit dhe mund të gjeni gjithçka, madje shumë për të në këtë kohë pandemie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here