Mesazhi rrëqethës i kolegëve për mjekun Drini Dobi: Vigan i kohës sonë!

0
130

Largimi i parakohshëm nga jeta i mjekut të njohur të QSUT, Drini Dobi, ka lënë pas një dhimbje të madhe, jo vetëm te familjarët e të afërmit e tij, por edhe te kolegët.
Këtë mbrëmje, me dhjetëra kolegë kanë pritur me lot në sy trupin e pajetë të mjekut Dobi, që erdhi nga Italia, pasi humbi betejën me virusin e rrezikshëm Covid-19.

Mjekët rrëqethin me fjalët dedikuar të ndjerit Dobi, ndërsa bëjnë edhe një jetëshkrim të tijin mbi studimet e më pas karrierën e gjatë në mjekësi.
Mesazhi i plotë i kolegëve të Drini Dobit:
Kjo figurë e mjekësisë shqiptare dhe ikonë e bluzës së bardhë, lindi më 27 janar të vitit 1969, në qytetin e gurtë të Gjirokastrës. U rrit në një familje punëtore me pasuri të mëdha kulturash, traditash e virtytesh. Familja për të cilën cdo gjirokastrit shfaq një rrespekt të vecantë sa herë që përmendet. Ka kryer studimet parauniversitare në qytetin e lindjes, pranë gjimnazit “Asim Zeneli”.
Mes shumë e shumë intelektualëve të formuar në këtë gjimnaz, njëri prej tyre ishte edhe nxënësi ekselent, Drini Dobi. Prova dhe fakti se edhe një vend i vogël si i yni mund të nxjerrë njerëz të mëdhenj, është vetë ai.
Gjatë periudhës kohore 1987 – 1992, ka kryer studimet e larta në degën “Mjekësi e Përgjithshme. Dr.Dobi, u specializua në Shërbimin e Neurologjisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në vitin 1998.
Plotësoi arsimimin e tij prej vitit 2003-2004, në masterin “Rehabilitimi fizik në Semundjen e Parkisonit”, duke vijuar më 2011 me titullin Ph.D pranë Departamentit të Neuroshkencave të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës.
Doktor Drini nisi misionin e tij si mjek i përgjithshëm pranë spitalit “Omer NISHANI” në Gjirokastër, për të vazhduar më tej si mjek neurolog pranë Sherbimit të Neurologjisë së Q.S.U.T.
Me meritat më të plota dhe virtytet e rralla që ky njeri përfaqësonte, në vitin 2006 mori titullin e nderuar të “Pedagogut” në Fakultetet e Mjekësisë dhe Infermjerisë.
Ishte jo vetem prind, mik e doktor i rrallë, por mbi të gjitha një nismëtar i diturive të reja të cilat me dëshirën dhe vullnetin më të madh ua transmetonte brezave të ardhshëm.
Një njeri i madh, i cili pas cdo sacrifice, fillonte një të re gjithmonë në shërbim të mjekësisë,pacientëve dhe dijeve. Përpjekjet e tij per ti ardhur gjithmonë në ndihmë njerëzve nuk reshtën kurrë.
Gjatë një periudhe kohore të gjatë prej vitit 1998 – 2011 arritjet e tij kaluan edhe kufijtë e Shqipërisë. E kush më denjësisht se Dr.Dobi mund të na përfaqësonte në konferencat dhe kongreset kombëtare e ato ndërkombëtare?
Amerikë, Itali, Greqi, Austri, Hong Kong, Turqi, Angli, Republikën Ceke, Kanada, Belgjikë, Gjermani, Francë e Kroaci ishin disa nga shtetet ku Drini la gjurmët e tij në fushën e neuroshkencave duke u anëtaresuar si nje specialist pranë:
-Federatës Botërore të Neurorehabilitimit.
– Panelit të Neurorehabilitimit të Federatës Europiane të Neurologjisë.
– Panelit të Neurotoksikologjisë së Federatës Europiane të Neurologjisë.
– Shoqatës Ndërkombëtare të Çregullimeve të Lëvizjes.
– Akademisë Amerikane të Neurologjisë.
DRINI DOBIT I THERRASIM:
O simbol i sakrificës! Simboli i humanizmit! Simboli i BLUZËS SË BARDHË! Morëm lajmin e hidhur “Drini na la”! Një ikonë e shekullit ku po jetojmë, na la. Na le të gjithëve të kapluar në dëshperim, ashtu sic ti asnjëherë asnjë, nuk doje të shihje. Përse o Drini Dobi, përse? Doktor Drini, më degjoni? Jam një prej pacientëve tuaj, njëri prej atyre njerëzve te thjeshtë të cilit i riktheve forcën, mendjen dhe shpresën. Ti shërove shumë plagë, por plagën e largimit tënd kush do të na e mbylli doktor? Profesor! Jemi ne studentet e tu… Profesori që për gjithë këto vite, me dashamirësinë dhe perkushtimin e tij, mbushi cdo sallë auditori me dije dhe heroizma. Patëm nderin e madh të kishim perballë “Hipokratin” që u shndërrua në idhull për këdo nga ne, për këdo që mësoi prej tij.
E sidomos për ne, specializantët, bashkëudhëtarët e tij qe e mbyllnim ditën cdo herë e më të formuar e kjo vetëm prej liderit tonë. Pavioni të cilit i kushtove jetën tashmë do te mbetet gjithmonë i paplotësuar. Këshillat e tua do i zbatojmë akoma edhe më fortë, tani që nuk je më aty perditë mes nesh doktor. Ti ike, por kokën mbrapa mos e lej për asnjë pacient, ne jemi këtu per të të nderuar përjetë!!! O vëlla, o kolegu ynë! Nuk na ka ikur vetëm një mjek, një bluzë e bardhë. Nuk iku thjesht një koleg, por na iku një EMBLEMË e mjekësisë shqiptare. Zoti mori prej mesit tonë, MISIONARIN e rrallë te këtij vendi, MISIONARIN që jetoi për mjekesinë dhe pacientët e tij.
Krenari ! Krenari e një Shqipërie të tërë, krenaria e Gjirokastës tënde! I ule kryet kalasë, e përlote dhe kalldrëmet nga ku linde ,o i papërsëritshmi Drini Dobi. I dashuri, i miri, i ëmbli Drin i bashkëqytetarëve të tu. Ashtu si njerëzit edhe qyteti i zemrës, e ndjeu humbjen e djalit të saj. Mjegull e errët zbriti në qytet atë natë … Është i dhimbshëm fakti që humbëm një hero. Ëngjëlli me mantelin e bardhë është ngjitur për të pushuar në paqe, në parajëen e tij të përjetshme. Tani jemi të sigurtë që ka dhe një “Zot “tjetër atje lartë. Dr.Drini na dha një mësim të gjithëve se si mund të behesh “Zot “dhe nuk vdes kurrë.
Ike Drini Dobi ike,
si yll i bukur u fike …
Ç’hata që na bëri Zoti
na mbyti në dete loti!
Po ti ke një emër lumi,
si i zë lumenjtë gjumi?!
Ata rrjedhin pa pushuar,
në çdo orë janë zgjuar!
Ndaj dhe ti o zemërartë
zgjuar na shikon nga lartë,
buzëqeshur si gjithmonë,
O Vigan i kohës sonë!
Mos na thuaj se ke ikur,
mos na thuaj se je fikur.
Sa të ketë Bota jetë,
Drinin këtu do ta ketë!
PREJ PROFESIONALIZMIT, SAKRIFICËS, HUMANIZMIT DHE MBËSHTETJES E INVESTIMIT QË DR.DRINI DOBI I KUSHTOI, KY PAVION MERITON TE GDHENDET ME KËTË EMËR TË MADH ! I PAHARRUAR DRINI DOBI!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here