Situata e Covid-19 në Gjirokastër/ Brahimi: Është ulur numri i rasteve

0
177

Sipas shërbimit epidemiologjik në Gjirokastër prej disa ditësh situata e Covid-19 është normalizuar. Epidemiologu Arenc Brahimi thotë se rastet janë ulur ndjeshëm por nuk duhet të mungojë kujdesi .

“Shërbimi epidemiologjik ka lëvizur kudo në qytetin e Gjirokastrës edhe në dy bashkitë e Dropullit dhe të Libohovës. Kemi kryer një sërë testimesh me ardhjen e testeve të shpejta .Mund të themi që në 10 ditshin e fundit rastet me Covid-19 janë ulur kjo pasi qytetarët e Gjirokastrës janë ndërgjegjësuar dhe kanë zbatuar protokollin.”
Gjirokastra prej muajsh ka patur raste të shumta duke u kthyer në një vatër shqetësuese infektimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here