5 mijë lekë shpërblim për fundvit, pensionistët: E bëri për vota, aq lekë nuk na mjaftojnë

0
149

Shpërndarja e shpërblimit të fundvitit për pensionistët do të nisë nga dita e hënë, pra 21 dhjetori e në vazhdim.
Rreth 650 mijë pensionistë në vend do të përfitojnë shpërblimin prej 5 mijë lekësh të reja. Sipas Aktit Normativ si kryefamiljari edhe bashkëshortja marrin nga 5 mijë lekë. Por për pensionistët në Gjirokastër ky shpërblim për fundvit është vetëm “joshje” për zgjedhjet e ardhshme .

“Pensionet i kemi si mos më keq , nuk na dalin për bukë. Atë rritjen që thonë e kemi për ilaçe dhe drita bashkë me burrin. Nuk dalim nga viti me aq lekë. “-thotë një pensioniste.
“Rriti 5 mijë lekë kur mua vetëm ilaçet më venë aq . Me këto çmime të larta që janë nuk blejmë dot veç bukës. Pastaj kemi drita e ujë , shpenzime plot dhe na bëjnë nder me atë shtes për fundvit .”-thotë një i moshuar.
“Rriti shpërblimin se kërkon vota në 25 prill, mendon se me atë do siguroj mandatin tjetër . Të shikojë si jemi , si jetojmë , ti lërë përrallat për festa se pleqtë nuk kanë çfarë të festojnë”-thotë një tjetër qytetar.
Pensionistët janë shtresa më e vuajtur në Shqipëri ku pensionet qesharake nuk u dalin as për ilaçe apo për të paguar detyrimet në shtet .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here