5 viktimat në Qafën e Muzinës, ekspertiza paraprake: 22-vjeçarja me “Land Rover” i preu rrugën furgonit

0
194

Zbardhen shkaqet e akidentit tragjik me 5 viktima dhe 4 të plagosur në Muzinë. Nga ekspertiza paraprake mjeti “Land Rover” që zbriste qafën e Muzinës ka dalë përpara furgonit me pasagjerë që po ngjiste rrugën.

Prej përplasjes së fortë drejtuesi i fugonit doli nga rruga dhe ra në greminë. Një ditë pas aksidentit policia e Gjirokastrës arrestoi drejtuesen e mjetit “Land Rover”, 22 vjecaren Rexhina Çelhaka nga Tirana.

Për të përfunduar ekspertizën në vendngjarje këtë mëngjes u rikthyen sërish ekspertë të policisë dhe mblodhën prova të reja. Në vendin e aksidentit kanë mbetur ende sendet personale të personave që ndodheshin në furgon, 5 prej të cilëve sëbashku me drejtuesin e mjetit Bardhi Proda ndërruan jetën në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here