50 vite duke bërë lodra druri për fëmijët në nevojë, njihuni me “Babagjyshin” e vërtetë

0
162

Një 80-vjeçar amerikan, muajt e fundit të vitit i ka shumë të zënë duke krijuar lodra druri që më pas ia dhuron fëmijëve në nevojë.
Jim Annis ka 50 vite që çdo Krishtlindje u shpërndan të vegjëlve lodrat që i bën vetë, pasi familjet e tyre nuk kanë mundësi që të blejnë dhurata.
“Në Lee County japin ushqime dhe rroba për njerëzit në nevojë, unë jap lodrat e mia”, tregon Annis, i cili shpenzon rreth 1000 dollarë në vit për të krijuar lodra.
“E bëj këtë sepse e di se çfarë do të thotë të mos marrësh dhuratë për Krishtlindje. Babai im punonte shumë, por fitonte pak dhe ishte e vështirë për të që të kënaqte 5 fëmijë. Unë jam i lumtur kur shikoj fëmijët duke qeshur”, tregon 80-vjeçari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here