50-vjeçari në Tiranë ndërron jetë duke çuar fëmijën në çerdhe

0
159

Një 50-vjeçar në Tiranë ka humbur jetën teksa çonte fëmijën në çerdhe.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të “21 Dhjetorit”. 50-vjeçari dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak, çka i ka shkaktuar vdekjen.

“Më datë 06.12.2023, në afërsi të “21 Dhjetorit”, duke dërguar fëmijën në çerdhe, ka ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, shtetasi D. S., 50 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia

Shkruaj nje koment