500 kg kanabis e ndarë në 34 pako do transportohej drejt Turqisë, 7 të arrestuar; çfarë u sekuestrua

0
112

500 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar në Vlorë. Lënda narkotike ishte ndarë në 34 pako dhe ishte fshehur në një furgon me të cilin po transportohej për t’u dërguar më pas në vijë ujore drejt Turqisë.

Policia ka sekuestruar dy armë zjarri dhe 4 automjete, si edhe 8 aparate celularë.

Janë kapur dy vëllezër të cilët ndodheshin në magazinën ku mbahej lënda narkotike, si edhe personat e tjerë e përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike.

“Vepronin në mënyrë të organizuar për të trafikuar kanabis drejt Turqisë në rrugë detare. Shtetasit e mësipërm kishin ambalazhuar dhe përpunuar lëndën narkotike në magazinën e dy vëllezërve R.M dhe I.M, më pas në automjetin e drejtuar nga shtetasi N.GJ. po e transportonin në afërsi të vijës ujore me qëllim transportin në rrugë detare drejt Turqisë. Në lagjen 11 janari u bllokua automjeti që drejtohej nga shtetasi N.Gj, gjatë kontrollit të mjeti u gjetën 34 pako të madhësive të ndryshme të mbushura me kanabis në formë boçeje me peshë totale 500 kg. Operacioni vijoje me kontrollin e magazinën ku u kapën dy vëllezërit, janë kapur edhe personat e tjerë dhe po vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim. Gjatë kontrolleve të banesave janë gjetur dy armë zjarri dhe 4 automjete, si edhe 8 aparate celularë. Këta shtetasit vepronin në formën e një grupi për të prodhuar. ambalazhuar dhe trafikuar jashtë vendit drogën. Operacioni është në vijim dhe po hetohet për të identifikuar personat e tjerë të implikuar”, tha policia.

Shkruaj nje koment